×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Rekordi

    Albin Kurti i kalon 400 mijë vota

    Reporteri
    07 Janar 2026 | 21:58

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, në zgjedhjet e 25 dhjetorit e ka thyer rekordin e tij, që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

    Nga numërimi i 99,82 përqind të votave, Kurti ka marrë 400 mijë e 189 vota.

    Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

    E rekordin e Osmanit e ka thyer edhe numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili më 25 dhjetori mori 315 mijë e 138 vota, duke u bërë njeriu i dytë më i votuar në Kosovë.

    Në zgjedhjet që u mbajtën më 25 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë fituese me 50.97 përqind të votave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!