×
  • Lajme
  • Botë

    Përfshihet nga stuhia në Pakistan, avioni i çiftit mbretëror bën ulje të detyrueshme

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 13:34

    Kate Middleton dhe Princi William u ndodhën në një moment të frikshëm gjatë turneut të tyre në Pakistan.


    Pas një dite të zënë në Lahore, çifti mbretëror po udhëtonin përsëri në Islamabad me avion kur u ndodhën në mes të një stuhie të tmerrshme.

    Në një moment, rrufeja mund të shihej nga krahu i djathtë i avionit ndërsa avioni u rrotullua krah për krah mbi Islamabadin e stuhishëm, transmeton në shqip Reporteri.net.

    Me gjithë përpjekjet më të mira të pilotit për të zbarkuar avionin në dy aeroporte te ndryshme, aeroplani duhej të kthehej përsëri në Lahore. Fluturimi kishte për qëllim të zgjaste rreth 25 minuta, por avioni ishte në ajër për dy orë.

    Pas uljes, Princi Uilliam që është pilot me përvojë, qetësoi anëtarët e mediave në pjesën e pasme të aeroplanit dhe bëri shaka se ishte ai që drejtoi avionin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!