Wesley Moraes iu bashkua Aston Villës për një shumë rekorde prej 25 milionë euro
Wesley Moraes ka një histori interesante rreth jetës së tij, ndërsa ai verën që shkoi nga Club Brugge kaloi tek Aston Villa për shumën prej 25 milionë euro dhe kështu u bë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit anglez, shkruan Reporteri.net
Moraes tani 22 vjeçar për herë të parë u bë baba në moshën 14 vjeçare, ndërsa kur mbushi 16 vjet ai kishte dy fëmijë nga dy gra të ndryshme.
Braziliani ka treguar se ka lindur me disa probleme ku njëra këmbë e tij ishte më e madhe se tjetra për tre apo katër centimetra.
E dhimbshme është fakti se atij babai i kishte vdekur kur ky ishte 9 vjeçar.
9 years old: Father dies
15 years old: Becomes a father himself
22 years old: Signed by Aston Villa for €25mOh and has a leg shorter than the other. https://t.co/99PZuuCK4U
— M•A•J (@Ultra_Suristic) July 21, 2019
Gjitha këto gjëra që ka përjetuar e kanë motivuar atë që të provojë të korr suksese në jetë duke luajtur futboll.
“Kur babai im vdiq, ishte shumë e vështirë pasi nëna ime ishte vetëm me mua dhe vëllezërit tjerë, por ajo nuk ndalej dhe punonte shumë për ne dhe unë sot të gjitha ia dedikoj asaj,” ka thënë Moraes për Sky Sports.
“Kur e përfundoi stërvitjen, unë gjithmonë e thërras atë, pasi ajo është gjithçka për mua. Nëna ime bëri gjithçka që unë të luaj sot futboll, kështu që sa herë që jam në shtëpi e telefonoj atë.
Ai tutje tregon momentin kur u bë baba në moshën 14 vjeçare.
“Unë kisha fëmijën tim të parë kur isha vetëm 14 vjeçar. Ishte e vështirë sepse pikërisht në atë kohë unë fillova që të mendoja të bëhesha futbollist profesionit. Unë duhej të punoja ditën dhe në mbrëmje të shkoja në stërvitje.
“Kur unë luaj, më duhet të mendoj për familjen time, fëmijët e mi, nënën time dhe të gjithë tjerët.
Karriera e Moraes nuk ishte e lehtë pasi ai u refuzua nga 6 klube të ndryshme si dhe dështoi në prova te Atletivo Madrid.
“Unë duhej të bëjë diçka. Duhet të bëjë para për fëmijet e mi. Shkoja në shumë klube në prova dhe më thonin ‘JO’. Isha në 6 klube para se të shkoja në Sllovaki.
“Kur unë shkova në 6 klube dhe dështova thashë se unë nuk do të luaj më futboll. Mendova se gjithçka kishte mbaruar. Por, më pas erdhi mundësia.
Ai shkëlqeu në një turne në Kroaci dhe ra në syrin e klubit sllovak Trencin, të cilët e afruan në skuadër, transmeton Reporteri.net
Moraes qëndroi në Trencin ku shënoi 8 gola në 22 ndeshje para se të kalonte në Belgjikë te Club Brugge ku në 117 ndeshje shënoi 35 gola.
Aston Villa më pas e afron në skuadër për një shumë rekorde të klubit prej 25 milionë euro. Ai deri tani ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje.
“Unë jam shumë i lumtur që tani luaj në Premier Ligë, në kampionatin më të fortë në botë. Çdo ditë mendoj për të kaluarën time kur çdo klub më thoshte mua ‘JO’ dhe tani vërtetë jam i lumtur që jam këtu,” përfundoi 22 vjeçari./Reporteri.net/