×
  • Sport
  • Sport

    Krerët e FFK-së morën pjesë në turneun e Policisë në Gjilan

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 12:53

    Krerët e FFK-së sot kanë marrë pjesë në një turne të Policisë së Kosovës në Gjilan.


    Ky turne është organizuar nga Sindikata e Policisë, për nder të policëve të rënë në detyrë.

    Ademi, përshëndeti të pranishmit dhe familjet e policëve të rënë, ndërsa pati edhe përgëzime për KK të Gjilanit.

    Njoftimi i FFK-së:

    Presidenti Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, kanë marrë pjesë sot në turneun e 7-të në futboll të vogël në Gjilan, që u organizua nga Sindikata e Policisë, për nder të policëve të rënë në detyrë.

    Në fjalën e tij, presidenti Ademi përshëndeti të pranishmit dhe familjet e policëve të rënë, derisa e përgëzoi komunën e Gjilanit dhe komandantin e policisë në këtë rajon, pasi Gjilani është qyteti më i qetë në Kosovë.

    Po ashtu, presidenti Ademi falënderoj Policinë e Kosovës si partner në sukseset e Federatës dhe Kombëtares së Kosovës, teksa theksoi se Policia dhe Federata janë bërë dy institucione të rëndësishme të popullatës tonë, ku njëra ofron sigurinë për qytetarët e vendit, derisa tjetra u ofron dhe u krijon kënaqësi dhe krenari tërë popullit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!