×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Hagë

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse

    Reporteri
    10 Shkurt 2026 | 8:31

    Të martën vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dje, Prokuroria kërkoi që secili nga ish-krerët e UÇK-së të dënohet me nga 45 vjet burgim.

    “ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, tha Kryeprokurorja Kimberly West.

    Në njoftimin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 11 shkurt do të jetë Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, për të vazhduar ky i fundit edhe më 12 shkurt. Në po të njëjtën ditë do të jetë edhe deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit e cila vazhdon edhe të premten e 13 shkurtit, ku vazhdon edhe ajo e Jakup Krasniqi. Poashtu ky i fundit do të vazhdojë edhe më 16 shkurt.

    Në po të njëjtën ditë do të ketë edhe pyetje nga Trupi Gjykues.

    Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

    /Reporteri.net/

    Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!