Barcelona është duke luajtur me Eibarin në kuadër të javës së nëntë në La Liga, ndërsa rezultati pas pjesës së parë është 1-0 për katalunasit
Antoine Griezmann ka shënuar golin e epërsisë për Barcelonën pas vetëm 13 minutave lojë, shkruan Reporteri.net
Por, Luis Suarez gjatë këtij takimi ia futi topin nën këmbë një futbollistit të Eibarit në mënyrë perfekte.
Pasi ia çeli ‘imellën’ sulmuesi uruguaian tentoi që të shënonte nga mesi i fushës pasi kishte vërejtur që portieri nuk ishte i pozicionuar mirë, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.