Nenad Rashiq ka thënë se beson se do të jetë sërish i propozuar për ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

“Ende nuk kemi dëgju Kryeministri. Por sigurt që dy herë më parë, ju kujtohet, kam qenë kandidat i propozuar për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”, tha Rashiq.

Sa i përket konfirmimit nga Kryeministri për këtë pozitë, ai tha se normale që ka pasur takime dhe me Kurtin.

Reklamë

I pyetur nëse do të votojë për nënkryetarin serb të Kuvendit të propozuarin e Listës Srpska, Rashiq tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe vetë jam institucionalist, Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe gjithë e bëj një gjë të tillë”.

/Reporteri.net/