Para seancës konstituive të Kuvendit, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se në seancën e parë të punës do të kërkohet miratimi i Rezolutës së përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë, së bashku me marrëveshjet ndërkombëtare.
Ajo tha se ka momente kur politika hesht dhe historia flet, duke e cilësuar këtë si një nga ato momente.
Çitaku shprehu shpresën që fryma e konsensusit për shtyrjen e seancës në orën 17:00 të reflektohet edhe në miratimin e rezolutës.
“Ka momente kur politika hesht, dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente. Dua t’iu njoftoj që në seancën e parë të punës, bashkë me marrëveshjet ndërkombëtare, do të kërkojmë që të miratohet edhe Rezoluta e përgatitur nga ekspertët e pavarur për procesin në Hagë. Shpresoj që fryma e konsensusit që reflektoi dje për të shtyer seancën për në orën 17:00, të reflektohet edhe nesër për miratimin e kësaj rezolute”, tha Çitaku.
/Reporteri.net/