Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur tek Kuvendi i Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Ai është deklaruar shkurt para gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të ketë sonte seancë edhe për formimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

“Do të synojmë që të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit, e më pas në formimin e Qeverisë”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Reklamë

Për Kryetare Kuvendi pritet të propozohet Albulena Haxhiu.

Nevojiten 61 vota për zgjedhjen e saj./Reporteri.net