×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Gjyqtari i Speciales kotet teksa avokati i Veselit po e jep fjalën përfundimtare

    Reporteri
    12 Shkurt 2026 | 13:34

    Gjyqtari i Speciales, Christoph Barthe, është kotur derisa mbrojtja e ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli po jep fjalën përfundimtare në Hagë.

    Në transmetimin nga Specialja shihet se derisa avokati i Veselit, Rodney Dixon, po fliste, Barthen duket se e zë gjumi, shkruan Reporteri.net.

    Dixon në deklaratën përmbyllëse në Hagë tha se nuk është e drejtë të anashkalohen politikat dhe dominimi serb gjatë vlerësimit të veprimeve të UÇK-së, duke e cilësuar rastin si përdorim të standardeve të dyfishta nga ZPS-ja.

    Ai deklaroi se dëshmitë tregojnë se në atë kohë në Kosovë është ushtruar një sistem i ngjashëm me aparteidin, duke krahasuar situatën me Afrikën e Jugut.

    “Nuk është e ndershme që mund të ankalosh politikat serbe dhe dominimin serb ndërkohë që vlerësohet nëse UÇK-ja ka pasur të njëjtëtn politikë, të thuash që ka shkuar drejtim tjetër. Ju nuk mund të injoroni atë që ka bërë Serbia sikurse Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës. Ky është rast klasik i dy standardeve të ndryshme të përdorura nga ZPS-ja. Dëshmitë tregojnë se sistemi i Aparteidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë. Është një sistem që e ka zanafillën në Afrikln e Jugut, që fatmirësisht i dha fund këtij sistemi në fillim të viteve 90, ndërkohë kjo situatë po përshkallëzohej në Kosovë”, deklaroi Dixon./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!