Një moment qesharak ka ndodhur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në sallë shpërthyen të qeshurat pasi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e propozoi veten për anëtar të pesë komisioneve, shkruan Reporteri.net.

Komisionet në të cilat e propozoi veten janë:

Reklamë

-Komisioni për të drejtat dhe interesin e komuniteteve dhe kthim

-Komisioni për Legjislacion, Mandate Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundërkorrupsion

-Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji

-Komisioni për Ekonomi

-Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike

Reklamë

Për komisionet tjera u propozuan Albana Bytyqi, Time Kadriaj dhe Bekë Berisha./Reporteri.net