×
  • Sport
  • Sport

    Interi fiton trillerin e 7 golave me Sassuolon, vazhdon t’i qëndrojë si hije Juventusit

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 14:28

    Interi e ka mposhtur në udhëtim Sassuolon me rezultat 4-3


    Ndeshje tejet interesante e me shumë gola ishte ajo ndërmjet Sassuolos dhe Interit, që në fund përfundoi me fitoren e mysafirëve, shkruan Reporteri.net

    Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku shënuan nga dy gola për fitoren e madhe të Interit, ndërsa për vendasit realizuan Berardi, Djuricic dhe Boga.

    Pas kësaj fitore Interi është në vendin e dytë me me 21 pikë, një më pak se lideri Juventusi që ka 22 pikë pas tetë xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!