×
  • Sport
  • Sport

    Gjilan he superfuqi, me dy skuadra nga qyteti në krye të tabelës së Superligës

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 16:05

    Drita e ka mundur 2:0 Ballkanin në një duel të tensionuar për kreun e Ipko Superligës, ndërkohë që Prishtina e mposhti Ferizajn për t’u kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve.


    Izair Emini dhe Gilberto Fortunato shënuan nga një herë secili në pjesën e parë, për fitore e Dritës të dielën në stadiumin Selami Osmani në Gjilan.

    Kjo fitore nënkupton se Gjilani përfaqësohet momentalisht me dy skuadra në kreun e Superligës, pasi Drita dhe Gjilani grumbullojnë nga 21 pikë në pozitat një dhe dy, përkatësisht.

    Ballkani dhe Llapi ngelin prapa tyre me nga 20 pikë secila.

    Drita e fitoi takimin qysh në pjesën e parë. Emini shënoi për epërsinë e parë në takim pas vetëm pesë minutave lojë, para se Fortunato ta dyfishonte epërsinë në minutën e 24-të.

    Ballkani ishte i pafuqishëm të shënojë dhe iu vështirësuan gjërat në pjesën e dytë, kur Edmon Turku u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe pas tij edhe trajneri Ismet Munishi.

    Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të javës së 10-të, po ashtu të zhvilluar sot, Prishtina e mundi Ferizaj 2:0 në udhëtim, duke e rigjetur rrugën e fitores pas një humbjeje dhe një barazimi në dy javët e kaluara.

    Meriton Korenica në minutën e 23-të dhe Ahmed Januzi në të 86-të realizuan për fitoren e pestë të bardhekaltërve këtë sezon në ligë.

    Klubi nga kryeqyteti tani grumbullon 17 pikë në pozitën e pestë, katër më pak se liderët Drita dhe Gjilani.

    Ferizaj, ndërkohë, ngel në pozitën e nëntë, që dërgon një rang më poshtë, Ligën e Parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!