×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Argjentinës rrëfen për tmerrin që e përjetoi: Doja t’i prisja këmbët nga dhimbja e madhe

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 15:51

    Futbolli është një sport sa i bukur aq edhe i rrezikshëm. Nuk janë të paktat rastet kur lojtarët përjetojnë ndonjë dëmtim “horror”.


    Dëmtimit të tmerrshëm nuk i ka shpëtuar edhe legjenda e Argjentinës, Gabriel Batistuta.

    Ai është shprehur:

    “Kam ndjerë dhimbje, dhimbje dhe më shumë se dhimbje. Operimi ishte zgjidhja më e mirë. Sapo ndalova së luajturi pashë se kyçet e mia ishin copash, kockat nuk ishin aty ku duheshin dhe nuk mbanin një peshë prej 86-87 kilogramësh. Kisha një problem si Van Basten, por ai i dha fund dhimbjes në moshën 28-vjeçare. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati për disa ditë, ndihesha i sëmurë aq sa shkova tek një miku im doktor dhe i kërkova të më priste këmbët”.

    Argjentinasi ka vuajtur shumë përgjatë karrierës së tij, por kjo nuk e ka penguar që të shënojë një mal me gola për ekipin e Fiorentinës, Romës dhe Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!