Sot në ora 17:30 në kuadër së javës së nëntë në Premier Ligë, do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool.
United këtë sezon është në formë të mjerueshme dhe po kërkon që t’iu rikthehet fitoreve.
Nga ana tjetër Liverpool gjatë këtij sezoni nuk di për humbje në kampionatin anglez, pasi në tetë ndeshjet e zhvilluara kanë arritur t’i fitojnë të gjitha.
Manchester United starton me një 4-2-3-1 dhe lajm i mirë është rikthimi i portierit spanjoll David de Gea, i cili kishte pësuar një lëndim në kuadër të ndeshjeve për kualifikuese.
United:
Liverpool në anën tjetër starton me formacionin e zakonshëm 4-3-3 dhe poashtu një lajm i mirë është rikthimi i portierit brazilian Alisson pas një periudhe të gjatë jashtë fushave, por i mungon futbollisti kryesor, Mohamed Salah i cili pritet të jetë gati për sfidën e Ligës së Kampionëve.
Liverpool:
Liverpool këtë sezon është në vendin e parë në tabelë me 24 pikë, derisa “Djajtë e Kuq”, janë në vendin e 14 me 9 pikë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.