Skuadra e Ismet Munishit, Ballkani i Suharekës ka humbur në derbin e javës ndaj kryesuesve të Superligës tashmë, Dritës së Gjilanit.
Ballkani u mposht me rezultat 2-0 në një ndeshje të tensionuar ku pati edhe plotë 3 kartonë të kuq, shkruan Reporteri.net
Emini dhe Fortunato shënuan në fitoren e gjilanasve.
Pas kësaj humbjeje, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka akuzuar gjyqtarët për referim jo të drejtë.
“Po goli i pare sipas të gjitha gjasave është ofsajd, kartoni i kuq i Turkut nuk ekziston, është karton i verdhe, por jo i kuq. Kërkojë sqarime për vendimet e gjyqtarit, menjëherë ndëshkohem, diçka nuk është në rregull”, tha fillimisht Munishi për SS.
“Më pëlqeu loja në pjesën e dyte. Sot nuk ishte dita e disa lojtareve, por referimi duhet te jete me i mire, sepse kjo s’është në rregull”, përfundoi Munishi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.