×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviq tregon se në cilën skuadër dëshiron ta vazhdojë karrierën, ka një premtim të çmendur

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 17:48

    Zlatan Ibrahimoviq vazhdon ta ruajë formën më të mirë në Amerikë pavarësisht moshës që nuk flet në favorin e tij.


    Sulmuesi suedez nuk ka ndërmend të ndalet dhe kërkon thyerjen e rekordeve.

    Një ide të çmendur ka hedhur së fundmi, pasi kërkon rikthimin në Serinë A, duke e kërkuar skuadrën e Napolit.

    “Është një vend që e përjeton futbollin. Nëse unë do të shkoj atje, do ta mbush stadiumin çdo javë. I garantoj ende 20 gola në sezon dhe Ancelotti është një trajner kampion. Dua një ekip që lufton për titull, jo të më blejnë se jam Ibrahimoviq”, ka thënë Ibra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!