×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detaje

    Ambasada e Kosovës në Doha del me njoftim: Katari do t’ua mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar

    Reporteri
    03 Mars 2026 | 13:22

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

    Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

    “Masa vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Katar dhe nuk kanë mundësi të largohen përkohësisht nga territori i këtij shteti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!