Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke duke qenë protagonist kryesor i suksesit të gjigantit Fenerbahce.
Ai kaloi një vit fantastik sezonin e kaluar me skuadrën e Rizesporit duke shënuar e dhuruar asiste me figura të dyfishta, ndërsa edhe këtë sezon po bën boom me skuadrën e re, shkruan Reporteri.net
Ai shënoi edhe mbrëmë në ndeshjen të cilën Fenerbahce e fitoi me rezultat minimal 1-2 ndaj Denizilisporit dhe ishte vendimtar për skuadrën me kontributin e dhënë në të gjitha repartet e fushës.
Muriqi ishte futbollisti i dytë që vrapoi më së shumti pas Gustavos.
Sulmuesi prizrenas vrapoi hiç më pak se 10.888 metra, vetëm 410 metra më pak sesa bashkëlojtari i tij Luis Gustavo.
Ky fakt e bën atë njërin ndër sulmuesit më të mirë ekiporë për shkak të kontributit që jep në çdo repart të fushës.
Kujtojmë që Muriqi po shkëlqen edhe me kombëtaren e Kosovës, ku ka arritur të shënojë plotë 3 herë deri më tani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.