×
  • Lajme
  • Botë

    Policët amerikanë qëllojnë një burrë, tenton ta nxjerr revolen-në fund u konstatua se ishte revole ajrore

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 15:54

    Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane në Albuquerque, kanë filmuar momentin kur autoritetet e sigurisë qëllojnë për vdekje një burrë i cili tenton të kap revolen.


    Roger Schafer, 57-vjeç, është vrarë nga të shtënat në gusht të këtij viti, kur polici iu përgjigj telefonatës se një burrë po mbante në dorë një revole, transmeton Telegrafi.

    E kamerat kanë filmuar policët duke e urdhëruar Schaferin të ngrit duart lart dhe t’i mbajë sa më larg brezit. Por, ai nuk iu bindet urdhrave të tyre – përkundrazi fillon t’i shajë.

    Dhe në momentin që afron duart në bel, ata e qëllojnë duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raporteve Schafer po ua drejtonte revolen kalimtarëve të rastit, duke krijuar një situatë kaotike.

    Megjithatë pasi iu afruan viktimës, policët i gjetën një revole 9 mm që doli të jetë revole ajrore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!