Andy Ruiz po stërvitet intenzivisht për rimeçin e madh ndërmjet tij dhe ish-kampionit të botës, Anthony Joshua.
Boksieri meksikan shokoi botën e boksit kur arriti ta mposhtë Joshuan më 1 qershor dhe i rrëmbeu të tre titujt botërorë të WBA, IBF dhe WBO, shkruan Reporteri.net
Menjëherë pas meçit, Joshua ishte angazhuar që ta caktonte një rimeç në përpjekje për t’i rikthyer titujt dhe namin që e kishte pasur dikur.
Por, Ruiz nuk po qëndron duarkryq pasi po stërvitet intenzivisht dhe i ka treguar botës se pse është kampion i botës me disa lëvizje të shpejta e të mahnitshme.
Ndryshe, Joshua e Ruiz pritet të ndeshen në Arabinë Sauditë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.