“Shpifja e madhe ‘Russiagate’ vdiq dhe demokratët duhet t’i kërkojnë falje popullin amerikan”, theksoi Donald Trump në mitingun e tij të parë elektoral duke nisur në mënyrë efektive fushatën e tij zgjedhore për rizgjedhjen president në vitin 2020.
Kjo deklaratë e tij erdhi nga qyteti Grand Rapids, Miçigan, një vend simbolik për manjatin që kur ishte tubimi i tij i fundit para triumfit të vitit 2016.
Ishte Miçigani, një prej tre shteteve që i dha atij fitoren përfundimtare me vetëm 11 mijë vota.
Dy të tjerët ishin Pensilvania dhe Wiskonsin.
“‘Russiagate’ nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e ligë për të shkatërruar dëshpërimisht fitoren tonë historike, por tani iluzioni i fshehtësisë është zhdukur. Sulmi ndaj kundërshtarëve ishte shumë i vështirë duke përfshirë edhe ndonjë në FBI ose në Departamentin e Drejtësisë që për dy vite u morën me gjueti shtrigash’’, përfundoi Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.