Tre persona raportohet se janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (21 tetor) në rrugën Papër – Elbasan.
Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një makinë “Benz” dhe një “Opel”, ndërsa është plagosur një grua me dy fëmijet e saj.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.