NATO së shpejti pritet të nis në Shqipëri ndërtimin e një prej bazave më të mëdha ushtarake në rajon.
Këtë gjë e ka thënë kryeministri, Edi Rama, gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të anëtarësimit të vendit të tij në NATO, shkruan Reporteri.net.
Sipas Ramës, ky 10 vjetor i anëtarësimit në NATO përkon me fillimin e bashkëpunimit të ngushtë me këtë aleancë që në kohën kur u intervenua në Kosovë.
“Në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që në fakt përkon me 20 vjetorin e fillimit të një bashkëpunimi të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë një nga bazat më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në këtë rajon”, ka thënë kryeministri Rama.
Ndërkohë, i pari i Qeverisë së Shqipërisë foli edhe për situatën në rajon, duke potencuar se pas 100 vitesh luftëra, Ballkani po gëzon paqen./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.