Policia izraelite ka arrestuar tre meshkuj për të cilët dyshohet se duke u shtirë si , Ministri i Punëve të Jashtme të Francës kanë përfituar 8 milionë dollarë nga një biznesmen.
Të dyshuarit të cilët kanë prejardhje francezo-izraelite kanë bërë edhe një zyrë të improvizuar të ministrit të jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, transmeton Reporteri.net.
Në murin e zyrës që në të vërtetë ndodhej në Izrael kishin vendosur edhe fotografinë e presidentit francez, Emanuel Macron, bashkë me flamurin e Francës.
Ata kanë siguruar paratë duke pretenduar se iu nevojiten për operacione sekrete dhe për të paguar shumat që kërkoheshin për lirimin e pengjeve në Siri dhe Mali, ndërkohë që të dëmtuarve u kërkonin që transaksionet të mbeteshin sekrete.
Të tre meshkujt të moshës rreth moshës 37 dhe 47 vjeç akuzohen për përfshirje në mashtrim. Megjithatë ata kishin arritur të nxjerrin para vetëm nga një person./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.