Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes zëdhënësit Drin Domi.
Ai ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari tashmë është identifikuar dhe ndodhet në arrati.
“Është iniciuar rast për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai për KlanKosova.