Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim para mbështetësve pas protestës që sonte mbajti opozita, duke vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe duke e lidhur qëndresën e tyre me përvjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste 34 vite më parë.
Berisha e përshkroi protestën si një “goditje të merituar” ndaj asaj që e quajti “diktatura e sotme” dhe paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, duke garantuar se tubimi i ardhshëm do të jetë më i madh.
“Një përshëndetje, një mirënjohje të pakufishme, me qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por i dhatë goditjen e merituar diktaturës së sotme. Ju garantoj se tjetra do jetë me e shkëlqyer. Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet”, tha Berisha.
Ai tutje shtoi se “kryengritja paqësore e shqiptarëve do ti japë ndëshkimin që meriton”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




