Paris Saint Germain sonte (e martë) kanë mundësinë të bëhen skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që siguron kalimin tutje pas vetëm tri ndeshjeve të luajtura.
Pas dy raundeve, parisianët kryesojnë me gjashtë pikë, pas fitoreve kundër Real Madridit dhe Galatasaray, ndërsa të martën takohen me kampionët e Belgjikës, Club Brugge.
Nëse PSG mposht Club Bruggen, dhe Real Madrid dhe Galatasaray luajnë baras, kampionët e Francës do të siguronin kalimin tutje pas vetëm tri ndeshjeve.
Në atë rast, PSG do të numëronin 9 pikë, ndërsa Real dhe Galatasaray nga dy pikë.
Duke parë se deri në fund të fazës së grupeve do të mbetnin edhe tri xhiro, do të ishte e pamundur që PSG të humbiste mundësinë për të kaluar tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.