×
  • Sport
  • Sport

    E vajmedetshme: Futbollistët e Feronikelit luajnë prej fiqirit, kapen në mes vete

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 18:14

    Feronikeli ka shënuar sot fitore në udhëtim tek Vushtrria, fitore kjo e cila erdhi vetëm në minutën e 93-të kur shënoi Besmir Bojku.


    Kjo ndeshje ishte mjaft kontraverse prej fillimit e deri në fund, pasi Vushtrria në disa raste pretendonte për penallti, ndërsa Niklit iu mohua një gol i sigurtë, shkruan Reporteri.net

    Sidoqoftë, për shkak të ndeshjes e cila siç e tham ishte mjaftë kontraverse, futbollistët e Niklit i lëshuan nervat duke u kapur ndërmjet vete.

    Pak minuta para fundit të pjesës së pare, dy futbollistët e kësaj skuadreje, Kastriot Rexha dhe Da Silva kanë pasur një problem mes veti.

    Pas kësaj fitoreje, skuadra e Feronikelit ngjitet në pozitën e pestë të tabelës së Superligës, duke lënë Prishtinën pas me dy pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!