“Kur s’e don s’e don”, kjo është fraza që i përshtatet më së miri Xherdan Shaqirit, i cili është duke kaluar nëpër disa momente të vështira së fundmi, si në ekipin e Liverpoolit ashtu edhe në ekipin kombëtar të Zvicrës.
Ylli kosovar u lëndua muajin e kaluar dhe parashihej të kthehej në stërvitje këtë javë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, shkruan Reporteri.net
“I ka marrë pak më shumë kohë, është si është”, ka shpjeguar trajneri gjerman përpara sfidës ndaj Genkut.
“Ne kemi pritur që ai të kthehet këtë javë, por ai nuk është këtë kështu që ne do të shohin se kur do të kthehet ai.
“Është një qështje shumë specifike për të. Nuk është një gjë e madhe, duhet vetëm më shumë kohë sesa që kemi pritur kjo është e gjitha”, ka thënë Klopp.
Ndryshe, Shaqiri nuk po gjenë assesi vend në formacionin startues të Liverpoolit dhe së fundmi ka humbur edhe shiritin e kapitenit tek kombëtarja e Zvicrës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.