×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Reagimi

    Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 22:35

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit.

    Gruda ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë tri çështje kryesore.

    “Afati 30-ditor për zgjedhjen e Presidentit para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është obligues dhe detyrues”, ka shkruar Gruda duke shtuar se ky afat ka qenë gjithmonë pikë kyçe e diskutimeve.

    Së dyti përcaktohet se në rast të shkeljes së afatit 30-ditor, Kuvendi shpërndahet automatikisht ex constitutione, pa pasur nevojë për ndonjë dekret presidencial.

    “Gjykata ka parashikuar një afat shtesë prej 34 ditësh për rastin specifik që Kuvendi u konstituua më 11 shkurt dhe nuk kishte në dispozicion 60 ditë të plota për procedurën e zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh Gruda.

    Deputeti i PDK-së nënvizon se afati 30-ditor nuk është zhvleftësuar, por është marrë parasysh në kuadër të një situate të veçantë, duke reflektuar vonesën në konstituimin e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!