Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Para kësaj ndeshjeje historike, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka shkruar se “Dardanët” po luftojnë për një ëndërr që bashkon gjithë vendin, rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
“Sonte në Bratislavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit ??⚽”, ka shkruar Osmani.