Pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Sllovakisë, janë bërë bashkë pozitë e opozitë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga LDK, Përparim Rama e ka publikuar një video nga stadiumi bashkë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, ministrin e Sportit, Blerim Gashani, kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci e kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci.

Në video ata brohorasin njëzëri: “Kosoooovëëëëë”.

Reklamë

Por Rama, i njohur për telashet e tij me bllokimin e buxhetit, ka ironizuar me shprehjen e tij virale.

“Qiti paret Kryeminister Albin Kurti”, ka shkruar ai.

“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

Reklamë