Është publikuar formacioni zyrtar për finalen me Turqinë, që do të përcaktojë kualifikimin për në Botëror.

Sipas listës së publikuar, 11’shja startuese e përzgjedhur nga Franco Foda, janë: Muric, Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Rexhbeçaj, Hoxha, Muslija, Asllani dhe Muriqi, shkruan Reporteri.net.

Këtë formacion Kosova e ka pasur edhe në përballjen me Sllovakinë, të cilën e mposhti 4:3.

Reklamë

Ndërkohë, nga Turqia do të luajnë: Çakir, Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler, Çalhanoglu, Yildiz, Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu.

Ndeshja e sotme nis në 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Reporteri.net