Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Të dy kombëtaret kishin disa raste, por asnjëra nuk shënoi.

Në fund të pjesës pati edhe tensione në fushë mes lojtarëve, pas një ndërhjyrje që iu bë Hajrizit.

Reklamë

Kosova pati dy mundësi të mirë për të shënuar përmes Fisnik Asllanit.

Sulmuesi dardan një herë e goditi shtyllën, teksa një tjetër ishte një krosim në zonë, por që i njëjti u prit nga portieri turk, para se të shkonte te Vedat Muriqi.

Fituesi i kësaj përballjeje shkon direkt në Botëror.