×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kuvend

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi ku pritej të diskutoheshin tarifat e rrymës, VV-ja e bojkoton

    Reporteri
    03 Prill 2026 | 9:42

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, e planifikuar të mbahej sot.

    Mbledhja ka dështuar në mungesë kuorumi. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pamundësuar kështu kuorumin.

    Aty ishte paraparë të raportonte Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike.

    Megjithatë, për shkak të mungesës së anëtarëve nga shumica parlamentare, Komisioni ka dështuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!