Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka thënë se deri tani kanë siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe janë në garë për të tretin, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një postimi në Faceobok ka shkruar se sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar ai.

Reklamë

Postimi i tij:

ARRITJE HISTORIKE! 🇦🇱
Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.

Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

Reklamë

Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!