×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Bajrami ia merr VV-së flamurin kombëtar, e vendos në foltore të Kuvendit

    Reporteri
    03 Prill 2026 | 17:53

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi VV-ja e ka bojkotuar vazhdimin e seancës për çmimin e naftës.

    Derisa e ka marrë fjalën, ajo e ka marrë edhe flamurin kombëtar, i cili gjendet në hapësirën ku ulen deputetët e VV-së, dhe e ja vendosur në foltoren e kuvendit.

    Më pas, ajo ka vazhduar kritiken për Qeverinë Kurti, e cila ka refuzuar sot rezolutën e LDK-së për uljen e akcizës për naftën.

    Bajrami, ka thënë se në Kuvendin e Kososvës janë bërë shumë shpifje për të gjatë kohës sa ka qenë ministre dhe ka ftuar deputetët e LVV-së për ballafaqim edhe jashtë Kuvendit e nëpër Gjykata.

    Bajrami ka thënë se mund të përballen jashtë institucionit të Kuvendit të Kosovës, meqë s’ka imunitet për deklarimet që thuhen.

    Ajo tutje ka kërkuar nga LVV që të gjejnë fakte për të dhe t’i shpalosin, njejtë siç janë gjetur bisedat e Nagip Krasniqit me Dejona Mihalin.

    Bajrami tutje ka shtuar se nuk mund t’i mbyllet goja pavarësisht gjitha akuzave që bëhen në drejtim të saj.

    “Mos shpifni se nuk iu ka hije”, ka deklaruar Bajrami.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!