Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit ka thënë se nuk kanë diskutuar për emra konkretë.
Abdixhiku theksoi para gazetarëve se LDK vazhdon të mendojë që tri pozitat më të larta nuk mund t’i takojnë një partie politike.
“Nuk ka ndonjë rrethanë të re; takimet do të vazhdojnë. Unë do të takohem edhe me liderë të tjerë, përmes takimeve transparente dhe konfidenciale, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje. Nuk janë diskutuar emra konkretë. Në proces janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK vazhdon të besojë se të tri pozitat nuk mund ti takojnë një partie politike. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje ose zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka thënë Abdixhiku.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se pas takimit që zhvilloi me Abdixhikun, një të tillë pritet ta ketë edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
/Reporteri.net/