×
  • Sport
  • Sport

    Ylli belg: Conte tranohej pas meje, por Interi nuk më dëshironte mua

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 17:05
    Inter Milan's Italian head coach Antonio Conte gestures on the touchline during the 2019 International Champions Cup football match between Tottenham Hotspur and Inter Milan at Tottenham Hotspur Stadium in London on August 4, 2019. (Photo by Glyn KIRK / AFP)

    Radja Nainggolan ka thënë se Antonio Conte çmendej pasi tij, por klubi i Interit nuk e dëshironte yllin belg


    Radja Nainggolan këtë javë shënoi njërin nga golat më të bukur në Serie A me fanellën e Cagliarit, derisa në intervistën e fundit ka folur edhe për Conten, shkruan Reporteri.net

    “Do të kisha dëshirë trajnohem prej tij,në një muaj isha në gjendje të vlerësoja vendosmërinë dhe idetë e tij,” ka thënë Nainggolan.

    “Ai ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, duke e thënë hapur kur diçka nuk ishte në rregull.

    Image result for radja nainggolan inter“Gjatë përgatitjeve parasezonale, ai më mori mënjanë për të më thënë se çmendej pas meje dhe gjithashtu më donte te Chelsea, por që ishte një vendim i marrë nga klubi dhe i ndarë nga ai.

    “Ai më tha drejtpërdrejt dhe unë i vlerësoj njerëzit që ua thonë gjëra në fytyrën,”.

    Ndryshe, Nainggolan me fanellën e Interit zhvilloi 29 paraqitje dhe shënoi 6 gola në edicionin e kaluar, ndërsa në verën që shkoi ai u huauzua te Cagliari. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!