×
  • Sport
  • Sport

    Ibra po kthehet në Serie A, presidenti i klubit të njohur: Jam takuar me të në Los Angeles

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 19:13

    Zlatan Ibrahimovic pritet të kthehet në Serie A, kësaj radhe te skuadra e Napolit


    Sulmuesi suedez ditë më parë konfirmoi se do të dëshironte që të luante për Napolin, ndërsa tani dritën e gjelbër për një tranferim të tij te ky klub e ka dhënë presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis, shkruan Reporteri.net

    Laurentis ka treguar se është takuar me Ibran në Los Angeles dhe se transferimi i tij në Napoli do të varet krejtësisht nga vetë futbollisti.

    “Mbi të gjitha, ai është miku im. Jam takuar me të në Los Angeles, jo si me një futbollist por si me një person normal, sepse ne po qëndronim në të njëjtin hotel dhe i kaluam dy ditë të jashtëzakonshme së bashku,” ka thënë De Laurentis.

    “Për mua është dëshirë jo sugjerim (transferimi i tij në Napoli), por varet nga ai jo nga unë,”.

    Ndryshe, Ibrahimoviq në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A ku ka luajtur me Juventusin, Interin dhe Milanin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!