Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Lipjan, ku një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi e njëjta kishte shtënë me armë zjarri dhe videon e kishte postuar në rrjetet sociale. 


Sipas policisë, përmes rrugëve operative është identifikuar e dyshuara femër Kosovare/Shqiptare, e cila kishte postuar në rrjete sociale një video ku vërehej se kishte shtënë me armë zjarri.

“Arma e zjarrit-revole e llojit Zoraki, një karikator dhe tre fishekë, vullnetarisht është dorëzuar dhe është konfiskuar tek një familjare e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklamë

E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt