Sot është bërë një vit, prej kur gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova për në Turqi.
Ndonëse në këtë rast nga Komisioni Parlamentar i formuar në Kuvend ishin identifikuar shumë shkelje, asgjë konkrete në këtë drejtim nuk është bërë.
Lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë e cila ka kërkuar nga autoritetet kosovare që kompletojnë punën e nisur nga Komisioni Parlamentar, transmeton Reporteri.net.
“Kosova dëboi gjashtë shtetas turq më 29 mars 2018, me 31 shkelje ligjore gjatë procesit të dëbimit të identifikuara nga Komisioni Parlamentar. Për fat të keq, ne nuk e kemi parë përfundimin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar. Ambasada e Zvicrës i bën thirrje Kuvendit që t’i japë hapësirën dhe kohën e nevojshme Komisionit Hetimor Parlamentar për të përfunduar punën e filluar, por kërkon edhe nga Prokurori i Përgjithshëm dhe institucione të tjera kompetente që të jenë aktive dhe të veprojnë në përputhje me ligjin dhe bazuar në detyrimet e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ambasda e Zvicrës në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.