×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Me 86 vota

    Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet si pikë e parë e rendit të ditës

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 12:08

    Partitë politike janë pajtuar që Propozim-Rezoluta e PDK’së për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, të renditet si pikë e parë e rendit të ditës për seancën e sotme.

    Pro këtij ndryshimi kanë votuar 86 deputetë, ashtu që rezoluta vendoset si pikë pas pyetjeve parlamentare, e para marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.

    Votimi erdhi pas një konsulte të shefave të grupeve parlamentare me kryetaren e Kuvendit.

    Ndërkohë, Rezoluta e LDK’së për rritjen e çmimeve të naftë, nga pika e nëntë u zhvendos në pikën e gjashtë.

    Rendi i ditës u vota me 91 vota për./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!