×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi, i lindur për të shkruar historinë

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 8:04

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është i lindur për të shkruar historinë.


    Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Slavia Praga, argjentinasi u bë futbollisti i parë që shënon në 15 sezonet e fundit të UEFA Champions League.

    Messit i mjaftuan vetëm tre minuta për të gjetur fundin e rrjetës së kundërshtarit, teksa shënoi në fitoren 2-1 që Barcelona mori në Republikën Çeke ndaj Slavia.

    Rekordin e bën akoma dhe më interesant fakti që 32 vjeçari ka shënuar me të njëjtën fanellë në Champions, Barcelonën. Ndërkaq, Slavia ishte rivali i 33-të i Messit që i shënon në Champions, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e rivalit, Cristiano Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!