×
  • Sport
  • Sport

    FIFA pas ranglistës të re: Kosova ka arsye për të festuar

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 12:31

    Sot është publikuar ranglista e re e FIFA-s me Kosovën që ka pasur ngritje për pesë pozita, nga 119-ta në të 114-tën


    Kombëtarja e Kosovës po vazhdon ta befasojë botën e fubtollit me paraqitjet që po tregon, derisa në tetor arriti dy fitore duke mposhtur Gjibraltarin 1-0 dhe Malin e Zi 2-0, shkruan Reporteri.net

    ‘Dardanët’ tani shohin veten në vendin e 114-të që është edhe rekord dhe arritja më e madhe që nga pranimi në FIFA e UEFA.

    Madje, vetë FIFA ka reaguar pas kësaj ranglsite duke thënë se Kosova ka arsye për të festuar.

    “Në ranglistën e re, Kosova ka arsye të reja për të festuar (e renditur në vendin e 114-t, pesë pozita më lart). Ata mund të jenë sërish krenar me arritjen e pozitës më të mirë në këtë listë deri më tani,” thuhet në njoftimin e FIFA-s. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!