×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Parlamenti Evropian i jep një shenjë të mirë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 13:23

    Pas debatit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


    412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

    Ndër të tjera, në rezolutë, nënvizohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat.

    Parlamenti Europian i bën thirrje Këshillit Evropian, të ndalojë frenimin e perspektivës së negociatave të pranimit dhe të kërkojë një propozim të Komisionit për një partneritet të ri me këto vende; po kështu të monitorojë përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut dhe të sigurojë një raport të hollësishëm në Parlament; Udhëzon Presidentin e tij që t’ua përcjellë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit, qeverive e parlamenteve të shteteve anëtare dhe qeverive e parlamenteve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

    Gjatë fjalës së saj, ministrja finlandeze për Çështjet Europiane, Tytti Tuppuraine, shprehu zhgënjim për vendimin e KE-së, por shtoi se do të bëhen përpjekjet për një vendim tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!