×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani i Munishit vazhdon me paraqitje fantastike, në Suharekë gjunjëzohet edhe Flamurtari

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 15:56

    Ballkani e ka mposhtur në shtëpi Flamurtarin me rezultat 3-1


    Skuadra e Ballkanit nuk njeh se çka është humbja ose barazimi kur luan para shikuesve të vetë në Suharekë, shkruan Reporteri.net

    ‘Xhebrailat’ mposhtën Flamurtarin me rezultat 3-1 dhe tani janë në pozitën e dytë me 23 pikë, një më pak se Gjilani që kryeson tabelën me 24 pikë.

    Golat në këtë takim për Ballkanin u shënuan nga treshja e sulmit, Baftiu, Topalli e Magani, ndërsa për mysafirët shënoi Granchov.

    Ndryshe, Ismet Munishi këtë takim e përcolli nga tribunat pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën kundër Dritës xhiron e kaluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!