×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet në skenë Shkëlzen Gashi, mediat zvicerane zbulojnë klubin e tij të ri

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 16:24

    Pas shumë kohësh në hije, emri i Shkëlzen Gashit del sërish në dritë. Këtë herë janë mediat zviceriane që bëjnë fakt të kryer kalimin e sulmuesit shqiptar në radhët e Aarau.


    Marrëveshja mes Gashit dhe klubit helvet është arritur që në merkaton e verës, por ka qenë vetë futbollisti shqiptar që ka zgjedhur të mos hedhë firmën në kontratë, pasi një gjë e tillë do i hiqte nga duart një shumë të majme parash.

    Kështu, lojtari vendosi të qendronte deri në janar te ekipi i Colorado Rapids në SHBA, në mënyrë që të dërgonte në xhepin e tij paratë që i siguronte kontrata me klubin amerikan.

    Ndërkohë, Aarau momentalisht luan në Challenge League në Zvicër, ku janë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe renditen në vendin e 7 me 10 pikë diferencë nga Lausanne e vendit të parë. Por në mediat helvete besojnë se një emër si Gashi do i japë një tjetër fytyrë ekipit të tij të ri. E vetmja gjë që sulmuesi shqiptar duhet të bëjë deri në janar është që diferenca mes Aaraut dhe ekipeve të kreut të mos jetë e madhe, në mënyrë që të mbetet gjallë mundësia për t’u ngjitur në elitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!