Ish deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka reaguar pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.
Ismaili ka shkruar në Facebook se beson në atë që ka besuar shumë gjatë, se ky është fundi i agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi nga familjes së Astrit Deharit.
“Sot po du me besue në atë që gjatë kam shpresue, se është fillimi i fundit të agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi ndaj familjes së Astritit, e krejt neve që e kemi njoftë nga afër.
Sot duhet me qenë dita kur e drejta nisë me fitue”, ka shkruar ai.